FAKTET

Të gjitha faktet dhe shifrat për mësimin tënd të profesiont në një pamje.

MODELET

Instalues/e panalesh diellore EFZ

  • Mësim 3-vjeçar profesioni
  • Monton, instalon dhe mirëmban sistemet elektrike të paneleve diellore
  • Koordinon punën me zejtarë të tjerë, mirëmban sistemet, mënjanon çrregullimet
  • 45 ditë shkolle në vit

Montator panelesh diellore EBA

  • Mësim 3-vjeçar profesioni
  • Monton sisteme panelesh diellore
  • Çmonton sistemet
  • 45 ditë shkolle në vit

TË DHËNAT KYÇE

08
2024
Kursi i parë fillon në gusht 2024
3
VITE
Kohëzgjatja e mësimit të profesionit të instaluesit/es të paneleve diellore EFZ
900
CHF
Paga e rekomanduar në vitin e 1-rë të mësimit të profesionit, 1100 fraga në vitin e 2-të të mësimit të profesionit dhe 1300 në vitin e 3-të të mësimit të profesionit
08
2024
Kursi i parë fillon në gusht 2024
3
VITE
Kohëzgjatja e mësimit të profesionit të instaluesit/es të paneleve diellore EFZ
900
CHF
Paga e rekomanduar në vitin e 1-rë të mësimit të profesionit, 1100 fraga në vitin e 2-të të mësimit të profesionit dhe 1300 në vitin e 3-të të mësimit të profesionit
4-5
HERË
për vit mësimor shkollë profesionale në formë blloqesh në qendrën arsimore Polybau në Uzwil, Grenchen, Les Paccots ose një ditë në javë në Shkollën e lartë profesionale në Bernë (vetëm në vitin e 1-rë dhe të 2-të të mësimit të profesionit)
4-5
HERË
për vit mësimor shkollë profesionale në formë blloqesh në qendrën arsimore Polybau në Uzwil, Grenchen, Les Paccots ose një ditë në javë në Shkollën e lartë profesionale në Bernë (vetëm në vitin e 1-rë dhe të 2-të të mësimit të profesionit)
BMS
Mundësia e maturës profesionale BM1 dhe BM2
8
ÜKs
kurse me shtrirje mbi ndërmarrjet: 41 ditë shpërndarë në tre vitet e mësimit të profesionit, në qendrën arsimore Polybau në Uzwil ose në Les Paccots

Çfarë mëson ti gjatë mësimit të profesionit?

1/3
Ti mëson si të përgatitësh ndërtimin e një sistemi panelesh diellore në bazë të planeve dhe dokumenteve të porosisë.
2/3
Ti mëson, cilët elementë janë të nevojshëm për ndërtimin e një sistemi panelesh diellore dhe si instalohen, montohen dhe merren në punë këto.
3/3
Ti mëson si mirëmbahet një sistem panelesh diellore, si mënjanohen defekte të thjeshta dhe si çmontohen dhe shpërbëhen sitemet e vjetra.

Si vazhdohet më tej pas mësimit tënd të profesionit?

Rruga e karierës
Instilatorët e paneleve diellore kanë mundësi të shumëllojshme karriere dhe mund të përfitojnë nga koha e shkurtuar e mësimit të profesionit.
1/3
Mundësi ngritjeje në përgjegjësi
Nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm si drejtues/e projekti në montimin e paneleve diellore, teknik/e energjie dhe mjedisi dhe mjeshtër/re e veshjes së ndërtesave ti mund të ngrihesh në përgjegjësi.
2/3
Kualifikim i mëtejshëm
Në shkollën e lartë profesionale të qëndrojnë të hapura dyert në degë të ndryshme studimi në fushën e teknikës së energjisë dhe mjedisit, teknikës së ndërtesave, energjisë së rinovueshme dhe elektroteknikës.
3/3
slide-parallax01 Pyet dhe informohu
slide-parallax02 JEPI TE GJITHA
slide-parallax03 BËHU PEDANT
slide-parallax04 Paraqit vetveten

KËSHILLA
APLIKIMI

Informohu në faqen e internetit të ndërmarrjes dhe në shpallja e vendit të punës: Cilat kërkesa vendi i mësimit të profesionit? Cilat dokumente kërkohen? 1 / 4
Formuloje shkresën tënde të motivimit në mënyrë klasike: drejtoju dikujt, referoju shpalljes së vendit të punës, motivimin për vendin e mësimit të profesionit, kualifikimin tënd për këtë, së fundi një lutje për një përgjigje. 2 / 4
Përdor adresën korrekte, drejtoju personit të duhur, përdor një program korrigjimi, formatoi të gjitha në mënyrë të njëjtë dhe ruaji në një PDF të vetme duke përshirë edhe faqen e titullit. 3 / 4
Shkruaj për çfarë arsye saktësisht të përshtatet ty ky vend mësimi profesioni dhe cilat kushte paraprake sjell ti me vete. 4 / 4

PYETJE?

Ku mund të bëj një mësim profesioni?

Në rreth 150 ndërmarrje për mësim profesioni, edhe në afërsinë tënde.

Si duket jeta e përditshme e punës?

Materiali përgatitet në mëngjes, më pas ti udhëton me ekipin për në kantier. Kohëzgjatja e montimit dhe instalimit ndryshon në varësi të madhësisë së projektit dhe zgjat ndërmjet një jave dhe një muaji.

Kam frikë nga lartësitë, a është ky problem?

Respekti nga lartësia është i rëndësishëm në çati. Megjithatë, përdorimi i skelave dhe masave të tjera paraprake të sigurisë ndoshta do të ta heqin frikën. Për të përjetuar vetë si ndihet regjistrohu më mirë për një ditë prove në një ndërmarrje përkatëse.

A mësoj si të vë në funksion një sistem diellor?

Ti në fakt e mëson këtë gjatë mësimit trevjeçar të profesionit EFZ, por në mësimin dyvjeçar të profesionit instalues ​i paneleve diellore EBA, ti mëson vetëm si ta montosh atë.

A mund të bëj diplomën profesionale?

Po. Nëse ke rezultate të mira në shkollë, mund ta bësh këtë madje edhe gjatë mësimit tënd të profesionit. Bisedoje këtë më mirë me ndërmarrjen tënde të mësimit të profesionit.

Ruf uns an unter

T 044 250 88 26

Na telefononi në

T 044 250 88 26