E ARDHMJA

Dëshiron të hyjsh në një degë me një potencial gjigand? Bëhu pra tani instalues/e panelesh diellore!

slide-parallax01 Punë në ekip
slide-parallax02 Praktikisht
slide-parallax03 JASHTË
slide-parallax04 VARIACION
slide-parallax05 KUALIFIKIM I MËTEJSHËM
slide-parallax06 PROFESION ME TË ARDHME

Profesioni
yt!

Një për të gjithë, të gjithë për një. Me ekipin tënd, tu mund ta kthesh çdo çati në një termocentral diellor. 1 / 6
Sie instalues panelesh diellorë, ti sheh se çfarë ke arritur. Shumë konkretisht. Ditë pas dite. 2 / 6
Hyrë në jetën tënde profesionale, dilë jashtë, ngjitu në çati: Puna jote të sjell ajër të pastër dhe perspektivat më të mira. 3 / 6
Mërzitja nuk ekziston tek ne! Si installues/e panelesh diellore duket çdo ditë ndryshe. 4 / 6
A nuk mjafton të synosh për më lart? Ne kemi edhe më tepër: Mësimi yt i profesionit si instalues/e panelesh diellore është fillimi i përsosur në një karrierë shumë premtuese dhe të ofron shumë mundësi kualifikimi të mëtejshëm. 5 / 6
Nëse ka diçka që nuk i mungon degës së paneleve diellore, atëherë kjo është e perspektiva për të ardhmen. Ose e thënë ndryshe: Ti do të bëhesh profesionist i kërkuar! 6 / 6

KUSHTET PARAPRAKE

Çfarë bën një instalues:e panelesh diellore?

1/3
Ti shqyrton planet, paketon materialin dhe veglat dhe nisesh.
2/3
Ti dhe ekipi yt montoni në vend nënkostruksionin dhe modulet diellore dhe shtrin linjat elektrike.
3/3
Ti mënjanon çrregullime të thjeshta ose çmonton sitemet e paneleve diellore në mënyrë profesionale.

Cilët janë punëdhënësit e tu?

1/3
Ndërmarrjet e paneleve diellore, ndërmarrjet elektrike dhe ndërmarrjet e mbulimit të çative punësojnë instalues/e panelesh diellore për montimin e sistemeve të paneleve diellore.
2/3
Ndërmarrjet e energjisë elektrike venë në zbatim sisteme të mëdha panelesh diellore dhe gjithashtu kanë nevojë edhe për instalues/e panelesh diellore për t'i mirëmbajtur ato.
3/3
Nuk doni të keni një shef? Me një mësim profesioni si instalues/e panelesh diellore, të qëndron e hapur rruga drejt vetëpunësimit!

PYETJE?

Ku mund të bëj një mësim profesioni?

Në rreth 150 ndërmarrje për mësim profesioni, edhe në afërsinë tënde.

Si duket jeta e përditshme e punës?

Materiali përgatitet në mëngjes, më pas ti udhëton me ekipin për në kantier. Kohëzgjatja e montimit dhe instalimit ndryshon në varësi të madhësisë së projektit dhe zgjat ndërmjet një jave dhe një muaji.

Kam frikë nga lartësitë, a është ky problem?

Respekti nga lartësia është i rëndësishëm në çati. Megjithatë, përdorimi i skelave dhe masave të tjera paraprake të sigurisë ndoshta do të ta heqin frikën. Për të përjetuar vetë si ndihet regjistrohu më mirë për një ditë prove në një ndërmarrje përkatëse.

A mësoj si të vë në funksion një sistem diellor?

Ti në fakt e mëson këtë gjatë mësimit trevjeçar të profesionit EFZ, por në mësimin dyvjeçar të profesionit instalues ​i paneleve diellore EBA, ti mëson vetëm si ta montosh atë.

A mund të bëj diplomën profesionale?

Po. Nëse ke rezultate të mira në shkollë, mund ta bësh këtë madje edhe gjatë mësimit tënd të profesionit. Bisedoje këtë më mirë me ndërmarrjen tënde të mësimit të profesionit.

Ruf uns an unter

T 044 250 88 26

Na telefononi në

T 044 250 88 26