Të bëj maturën profesionale? Me mësimin e profesionit si instalues:e panelesh diellore, nuk ka asnjë problem! Gjithçka që është e nevojshme për këtë janë notat e mira në Sek, një ndërmarrje për mësimin e profesionit e cila është dakord dhe motivimi, të japësh pak më tepër gaz sesa mesatarisht.
Maturën profesionale ti mund ta bësh jo vetëm gjatë por edhe pas mësimit të profesionit. Atëherë ajo zgjat një vit, nëse ti shkon në shkollë me orar të plotë dhe një vit e gjysmë deri në dy vjet, nëse ti paralelisht punon. Me diplomën, ty të qëndrojnë të hapura shumë mundësi profesionale: Nëse ti ke maturën profesionale, mund të shkosh të studiosh direkt në shkollën e lartë profesionale. Madje është i mundur edhe një studim në universitet: Për këtë ty të nevojitet vetëm një e ashtuquajtur “Passerelle” [provim shtesë mbi maturën profesionale] njëvjeçare.